Presidenca ruse zbulon çka u bisedua mes Vuçiqit dhe Putinit, temë kryesore Kosova

12:01 | 10 Shtator 2020

Vuçiqi bisedon me Putinin për takimet Kosovë-Serbi.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Në këtë bisedë thuhet se është folur për takimet me palën kosovare në Washington dhe Bruksel më 4 dhe 7 shtator, shkruan B92.

Vëmendje të veçantë i është kushtuar problemit të Kosovës. Vuçiqi e ka informuar Putinin për bisedimet në Washington dhe Bruksel më 4 dhe 7 shtator. Putini e ka konfirmuar pozitën e pandryshueshme të Rusisë për ndërtimin e një zgjidhje të baraspeshuar që është e pranueshme për Beogradin, dhe e cila duhet të konfirmohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, thuhet në njoftim nga Presidenca ruse nëpërmjet Twitterit.

Komento: