Që nga fillimi i pandemisë, rreth 600 të vdekur në Kosovë nga koronavirusi

09:41 | 12 Shtator 2020

Rreth 600 të vdekur nga koronavirusi në vend që nga fillimi i pandemisë.

Instituti Kombëtëtar i Shëndetit Publik dje ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar pesë raste të vdekjes dhe 50 raste të reja me COVID-19.

Më këto raste, numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 14 mijë e 496, me gjithsej 586 raste të vdekjes.

Rastet që u konfirmuan dje janë nga Prishtina, Gjilani, Fushë Kosova, Kamenica, Peja, Prizreni, Podujeva, Rahoveci, Shtimja, Vushtrria, Istogu, Malisheva, Vitia, Gjakova, Kaçaniku, Lipjani, Novobërda dhe Skënderaj.

IKSHP-ja ka njoftuar edhe për shërimin e 117 pacientëve.

Komento: