MPJ kundër që Serbia të marrë Nobelin pasi po ngrit aktakuza ndaj shqiptarëve veç pse po e ngritin flamurin

12:23 | 12 Shtator 2020

Ministrja e Jashtme kundër që Serbia të marrë Nobelin pasi po ngrit aktakuza ndaj shqiptarëve veç pse po e ngritin flamurin.

Ministrja e Punëve të Jashtme ka reaguar pas aktakuzës që Gjykata e Vrajës në Serbi ka ngritur ndaj Kryetarit të Këshillit Kombëtar, Ragmi Mustafa për ngritjen e flamurit kombëtar më 2019.

“Padia e djeshme e gjykatës së Vranjës ndaj Kryetarit të Këshillit Kombëtar në Luginë, z.Ragmi Mustafa, veç se ai ka ngritur flamurin kombëtar shqiptar në vitin 2019, është qartazi e motivuar politikisht dhe në kundërshtim me parimin e mosdiskriminimit dhe mbrojtjes të të drejtave të komuniteteve etnike”, ka thënë ajo.

Haradinaj Stublla ka thënë tutje se kjo nuk është rruga e Nobelit për Paqe.
“Shqiptarët në Luginë duhet të gëzojnë të drejtat e tyre të garantuara, njësoj sikurse janë të garantuara të drejtat e zgjeruara të serbëve në Kosovë. Kjo NUK është rruga e Çmimit Nobel për Paqe”, ka thënë ajo.

Komento: