
Janë konfirmuar 70 raste të reja me koronavirus në Kosovë.
IKSHPK njofton se nga 633 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 70 kanë rezultuar pozitive, përcjell ORAinfo.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Ferizaj 9 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Viti dhe Vushtrri.
Ndërkaq sot janë shëruar edhe 122 pacientë të tjerë kurse 3 kanë ndërruar jetë./ORAinfo/