4 të vdekur e 168 raste me koronavirus brenda një ditë në Shqipëri

16:48 | 13 Shtator 2020

Koronavirusi po vazhdon të përhapet në Shqipëri.

168 persona kanë rezultuar pozitive me Covid në 877 testime të kryera brenda 24 orëve. Njoftimin e përcjell Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave. Në 24 orët e fundit fatkeqësisht kanë ndërruar jetën 4 pacientë.

Në të dyja spitalet Covid në Tiranë, janë të shtruar aktualisht 178 pacientë, mes tyre 19 në terapi intensive dhe 9 në gjendje të rëndë (të intubuar).

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë shëruar 76 pacientë prej Covid.

Komento: