
Faton Klinaku ushtrues detyre i kryetarit të OVL-së së UÇK-së, deri në kthimin e Gucatit.
Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka marrë vendim që deri në kthimin e kryetarit të kësaj organizate, Hysni Gucati, detyrën e kryetarit ta ushtrojë Faton Klinaku, që aktualisht ka pozitën e sekretarit.
Pas tetë orëve bastisë dhe pa prangosjen të dy prej drejtuesve më të lartë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetarit Hysni Gucati dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj, pjesëtarët e EULEX-it janë larguar nga zyrat e kësaj organizate.
Aksioni i filluar rreth orës 11:30 nga zyrtarët e Gjykatës Speciale në selinë e OVL të UÇK-së ka përfunduar pas rreth tetë orë bastisjeve.
Këtë e ka konfirmuar para pak çastesh avokati Tomë Gashi në një konferencë për media.
Gashi po ashtu ka thënë se nënkryetari i OVL-UÇK i cili u prangos gjatë ditës së sotme nga EULEX-i është duke u transferuar për në Hagë.
Përpos Haradinajt në Hagë është duke transferuar edhe kreu i OVL-UÇK, Hysni Gucati, i cili u arrestua në orët e pasdites në zyret e kësaj organizate.
Gashi ka thënë se këto prangosje kanë të bëjnë me dokumentacionet që rrodhën në javët e fundit në lidhje me dosjet e Speciales.
Ndërkohë, sekretari i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se bastisje ka zgjatur pasi ai nuk ka pranuar që të bastisen zyrat pa qenë ai prezentë në çdo dhomë.
Ai ka thënë se nga aty janë marrë vetëm shtëpiza të kompjuterëve.
Prangosjet e dy krerëve të OVL-UÇK-së nxitën tensione në Kosovë, ku para zyreve të OVL-UÇK-së, u mblodhën një numër protestuesish, të cilët edhe u përleshën me policët e EULEX-it.
Ata po vazhdojë edhe më tutje të qëndrojnë para zyreve të kësaj organizate duke brohoritur “UÇK”.
Këto prangosje vijnë një ditë pasi Tribunali Special nisi prangosjet e para të pjesëtarëve të UCK’së, që akuzohen për kri’me lufte.
Procesi i bastisjes në zyrat e OVL-UÇK ka përfunduar para 30 minutash.