
Veturat e EULEX-t drejt aeroportit, dyshohet se Nasim Haradinaj niset për në Hagë.
Disa automjete të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës janë nisur nga selia e EULEX-it për në aeroport.
Por, nuk dihen nëse brenda tyre ka qenë edhe i arrestuari i djeshëm Nasim Haradinaj, nënkryetari i OVL UÇK-së, njofton Klan Kosova.
Sekretari i kësaj organizate, Faton Klinaku, në një prononcim për klankosova.tv ka thënë se nuk ka mundur të kontaktojë më që nga nata e mbrëmshme kur Nasim Haradinaj e ka telefonuar avokatin e tij ku i ka treguar se po e nisin për në Hagë.
