Ministrja Haradinaj njofton homologun nga Saint Vincent dhe Grenadines për marrëveshjen e Uashingtonit

13:22 | 26 Shtator 2020

Haradinaj- Stublla njofton homologun nga Saint Vincent dhe Grenadines për marrëveshjen e Uashingtonit.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka mbajtur një videokonferencë me ministrin e Jashtëm të Saint Vincent dhe Grenadines, Louis Hilton Straker.

Haradinaj – Stublla, e ka informuar homologun e saj për marrëveshjen e normalizimit ekonomik me Serbinë që do t’i hapë rrugë finales së njohjes reciproke në kufijtë ekzistues dhe brenda rendit kushtetues.

“Në margjinat e sesionit të 75-të të UNGA, mbajta një videokonferencë me ministrin e Jashtëm të Saint Vincent dhe Grenadine, Sir Louis Hilton Straker.

Diskutuam për nevojën e thellimit të marrëdhënieve dypalëshe në temat e interesit tonë të përbashkët. Straker e informova me zhvillimet politike në Kosovë, specifikisht për marrëveshjen e normalizimit ekonomik me Serbinë që do t’i hapë rrugë finales së njohjes reciproke në kufijtë ekzistues dhe brenda rendit tonë kushtetues”, ka deklaruar ministrja Haradinaj Stublla.

Komento: