Policia e Kosovës deklarohet për xhandërmërinë serbe: Kanë qenë në pikën 0 në kufi, nuk e kanë kaluar.

17:27 | 26 Shtator 2020

Policia për xhandërmërinë serbe: Kanë qenë në pikën 0 në kufi, nuk e kanë kaluar.

Gjatë ditës së sotme dyshohet se pjesëtarë të xhandarmërisë serbe janë futur sërish brenda territorit të Kosovës.

Për klankosova zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi thotë se pjesëtarët e uniformuar të Serbisë, kanë qenë në piken 0 (zero) të vijes kufitare, por nuk e kanë kaluar atë.

“Sipas konfirmimit të opatrulles që ka dalë në lokacion, pjesëtarët e uniformuar të Serbisë, kanë qenë në piken 0 (zero) të vijes kufitare, por nuk e kanë kaluar atë. Edhe dëshmitari në deklaratë e ka konfirmuar që nuk e kanë kaluar rrugen që shtrihet përgjatë vijës kufitare në atë pjesë. Me të pranuar informata të tjera nga atje, do t’u njoftojmë me kohë” deklaroi Krasniqi.

Komento: