Mësohet si do të jetë moti në Kosovë të dielën

19:38 | 26 Shtator 2020

Instituti Hidrometeorologjik tregon se si do të jetë moti në Kosovë të dielën.

Të dielën në vend do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Vranësirat vende-vende mund të shoqërohen me riga shiu, paralajmëron IHMK’ja.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.

IHMK’ja njofton se do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-5 m/s.

Komento: