Muzikantët e Kosovës i reagojnë Qeverisë: Ne jua zbardhim fytyrën, ju na ndalni frymën

14:53 | 28 Shtator 2020

Muzikantët e Kosovës i kanë reaguar Qeverisë pas masave të reja.

Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për masat e reja për parandalimin e Covid-19, ka ngjallur shumë reagime

Në pikën ku flitet për sektorin e gastronomisë, veprimtaria u lejohet deri në orën 23:30, ndërsa muzika do të ndalet në orën 21:00.

Kështu edhe filluan pakënaqësitë e shumta nga ky sektor, teksa së fundi reagoi edhe nga Shoqata e Muzikantëve të Kosovës.

“Ne ju zbardhim fytyrën, ju na ndalni frymën”, shkruajnë në postimin e fundit, teksa si moto kanë “Muzika nuk vret”.

Komento: