A do të lirohet Hashim Thaçi që të mbrohet në liri, flet avokati Pallaska

21:47 | 09 Nëntor 2020

Avokati Pallaska tregon nëse do të lirohet Hashim Thaçi që të mbrohet në liri.

Dastid Pallaska, avokat i ish-presidentit thotë se nuk ka asnjë arsye që mbahet në paraburgim Hashim Thaçi.

Ai flet për akuzën ndaj ish-kryetarit të qeverisë së Kosovës.

“Ende është herët të flasim se për çka akuzohet. Është një përmbledhje e ngjarjeve të ndryshme të cilat nuk duket në shikim të parë që kanë ndonjë ndërlidhje në përgjithësi me një strukturë të caktuar e aq më pak me persona që janë paraqitur aty”, thotë Pallaska.

Ai tregoi se mbrojtja ka kërkuar mbrojtjen në liri të Thaçit.

Avokati Pallaska ndërsa ka komentuar aktakuzën e Gjykatës Speciale ndaj krerëve të UÇK-së ka deklaruar se “po duan ta kriminalizojnë krejt UÇK-në”.

Komento: