Zëvendësministri në ministrinë e Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, e ka qujtuar Haki Abazin argat të Serbisë, pasi për të dolën të dhëna se ka pasur zyrë në Beograd.
Këtë reagim, Berisha e ka bërë në profilin e tij në Facebook, teksa shtron edhe një pyetje se “cili është misioni i LVV-së në skenën politike të Kosovës”.
Haki Abazi i Vetëvendosjes kishte vizituar arkivat e ushtrisë serbe, në vitin që Kosova ishte shpallur shtet i pavarur, raporton Express.
Dje u raportua se ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi ka pasur zyrë në kryeqytetin e Serbisë në Beograd, gjatë kohës sa punonte për “The Rockefeller Foundation”.