Pas akuzave se ka pasur zyre në Beograd, Bekë Berisha ironizon me Haki Abazin

15:38 | 10 Nëntor 2020

Bekë Berisha ironizon me Haki Abazin pas akuzave se ka pasur zyre në Beograd.

Deputeti i AAK’së, Bekë Berisha, ka ironizuar me Haki Abazin e VV’së, pas akuzave se ka pasur zyrën në Beograd gjatë kohës kur ka punuar për “The Rockefeller Foundation”.

“Ky bir i Shypnisë”, ka shkruar Berisha në Facebook, ku ka bashkëngjitur një foto të Abazit të realizuar në kohën kur ky i fundit ka kandiduar për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ndërkohë, Evi Kokalari një aktiviste e njohur republikane ka gozhduar në një emision live ish-zëvendëskryeministrin e Kosovës në qeverinë e Albin Kurtit, Haki Abazin.

Ajo i ka kërkuar atij që të përgjigjet për zyrën e tij në Beograd dhe lidhjet e tij me Serbinë?

“Juve personalisht keni pasur zyrën në Beograd kur punonit për The Rockefeller Foundation’?, e pyet ajo Abazin.

“Nuk e di pse duhet të vendosemi në nivelin personal sepse kemi të bëjmë me përmbajtjen dhe jo me simbolikën ku ka qenë zyra’, tentoi t’i ikte pyetjes Abazi, të cilit Kokalari iu përgjigj se ‘’ke qenë zëvendëskryeministër, asgjë s’është më personale”.

“Sa vjet e keni pasur në Beograd zyrën tuaj personale, atë dua të di”? Dua të di se ku qëndron politikisht, je nga e majta apo nga e djathta’, shtoi ajo.

Komento: