Kërkohet lirimi i Kadri Veselit nga paraburgimi

15:55 | 10 Nëntor 2020

Avokati kërkon lirimin e Kadri Veselit nga paraburgimi.

Në seancën e parë dëgjimore që po mbahet ndaj Kadri Veselit nga Gjykata Speciale në Hagë, mbrojtësi i tij, Ben Emmerson ka kërkuar që Veselit ë lirohet nga paraburgimi deri në kohën kur të fillon gjykimi ndaj tij.

Ish-kryeparlamentarit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, iu është konfirmuar aktakuza më 5 nëntor, ku po atë ditë u arrestua dhe u transferua në objektin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, ka konfirmuar aktakuzat ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.

Zyra e Prokurorit në seancën e cila është duke u mbajtur tha se Veseli akuzohet për ndjekje, krim kundër njerëzimit, burgosje, kr’im lufte, akte të tjera çnjerëzore, trajtim mizor, torturë, vr’asje, vr’asje të paligjshme, zhdukje me forcë e personave.

Komento: