Shërohet nga koronavirusi Albin Kurti

17:27 | 10 Nëntor 2020

Albin Kurti shërohet nga koronavirusi.

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shëruar nga koronavirusi, nga sot ai tashmë i është kthyer angazhimeve në zyrë e aktiviteteve të përditshme.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu.

“Dje janë bërë fiks dy javë nga simptomat kryesore. Z. Kurti tash është shëruar plotësisht, dhe nga sot e tutje iu është kthyer angazhimeve në zyrë dhe aktiviteteve publike”, konfirmoi Kryeziu.

Kurti kishte njoftuar se dy javë më parë doli pozitiv me COVID-19, teksa kishte shtuar se ka pak kollë dhe simptoma të lehta.

Komento: