Kur do të mbahet seanca e radhës ndaj Thaçin dhe të tjerëve, vendos Gjykata Speciale

20:53 | 11 Nëntor 2020

Tribunali Special cakton seancën e radhës ndaj Hashim Thaçit.

Seanca e radhës në Gjykatën Speciale të Hagës ndaj ish-presidentit të Kosovës do të mbahet më 18 nëntor në ora 11:00.

Kështu kanë njoftuar Dhomat e Specilizuara.

Thaçi po akuzohet për kri’me lufte, vr’asje e trajtim çnjerëzor.

Thaçit iu konfirmua aktakuza më 5 nëntor i cili po atë ditë u arrestua dhe u dërgua në objektin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ish-shefi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, i ka hedhur poshtë të gjitha pikat e aktakuzës kundër tij, gjatë paraqitjes së tij të parë në Gjykatën Speciale.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, bashkë me ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin dhe shefin e Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimin u nisën me një avion për në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Një ditë përpara, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi ishte arrestuar dhe ishte dërguar për në paraburgimin e Dhomave të Specializuara.

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, ka konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Ata akuzohen për krime lufte dhe kr’ime kundër njerëzimit.

Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë kri’mesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999.

Prokuroria e Specializuar i akuzon krerët e UÇK-së se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre kri’meve.

Komento: