A po zbatohet ora policore në qytetin e Pejës?

20:40 | 13 Nëntor 2020

A është duke u zbatuar ora policore në qytetin e Pejës?.

Komuna e Pejës bën pjesë në zonën e kuqe, që nënkupton se aty po zbatohen masa strikte me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Në këtë qytet që nga ora 19:00 kur masat e reja hynë në fuqi, sipas policisë po zbatohen në përpikëri.

Fadil Gashi nga policia e Kosovës tha: “Drejtoria e policisë në Pejë i ka marrë të gjitha masat që të bëhet inspektimi i zonave lidhur me respektimin e kësaj dukurie.

Kemi staf të mjaftueshëm”, tha Gashi.

Në Kosovë, sot sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike u konfirmua numri më i lartë i qytetarëve të prekur me COVID-19, tetë muaj që nga shfaqja e pandemisë.

963 veta janë prekur nga koronavirusi dhe 13 veta humbën jetën në 24 orët e fundit.

Komento: