
Reperi Lil Loaded ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 20 vjeçare.
Vdekja e tij u raportua të ketë ndodhur dje.
Avokati i tij, Ashkan Mehryari, i tha portalit TMZ se ”Mjerisht Z. Robertson vdiq si rezultat i një vetëvrasjeje të raportuar”, por shkaku zyrtar i vdekjes nuk është raportuar ende.
Mjeku ligjor konfirmoi se Dashaë Robertson, i cili është emri i tij i vërtetë, vdiq në Dallas County në Texas.

Ai së fundmi kishte postuar një mesazh ‘të fshehtë’ në rrjete sociale.
“I dashur më i larti, ju lutem më falni për të metat e mia dhe të gjitha rastet kur nuk kam arritur t’ju bëj krenar”.
“Kërkoj hyrjen në mbretërinë tënde përmes të gjitha gabimeve të mia. E di që ju i doni të gjithë fëmijët tuaj dhe unë jam gati që zemra dhe shpirti im të bashkohen me ju”, kishte shkruar ai.
