Kjo foto dëshmon sa i dashuruar është Keith në deputeten e Vetëvendosjes

17:22 | 16 Qershor 2021

“Dashuria ime”, partneri i Adriana Matoshit ndan një moment romantik me deputeten

Deputetja e Kuvendit të Kosovës vazhdon ta shijojë lidhjen me të dashurin e saj.

Keith, është tejet i përkushtuar ndaj Adriana Matoshit dhe dashurinë e tyre të madhe e ndajnë edhe në rrjete sociale.

Së fundmi, ai ka publikuar një imazh në storien e tij në Instagram derisa shihet bashkë me aktoren duke i dhuruar një puthje në ballë, shkruan lajmi.

Adriana Matoshi, shihet e shtrirë teksa ka vendosur kokën në krahë të Keith dhe ky i fundit e ka quajtur dashuri.

“Dashuria ime”, ka shkruar ai derisa i ka bërë edhe tag partneres së tij.

Komento: