Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, AstraZeneca
.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se vaksinimin duhet ta bëjnë të gjithë në radhë të parë për shëndetin, e pastaj për njerëzit, familjen, shoqërinë e miqtë.
Kastrati i ka ftuar qytetarët që të aplikojnë sa më shumë për vaksinim kundër koronavirusit.