Milan merr këtë vendim për Franck Kessie!

23:28 | 14 Korrik 2021

AC Milan tashmë ka vendosur për të ardhmen e Franck Kessie.

Mesfushori i njohur do jetë pjesë e Rossonerëve edhe për sezonin e ri. Këtë e ka konfirmuar drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini.

Ai ka ka zbuluar se po punon për të afruar lojtar të rinj, por në të njëjtën kohë ka qetësuar tifozët për të ardhmen e mesfushorit Franck Kessie, me të cilin po negociohet rinovimi i kontratës.

“Duam të afrojmë edhe një futbollist të ri, që të rritet me Ibrën e Guiroud, ndërsa më pas do shohim çfarë rastesh do na sjellë merkatoja. Për Kessie duhet të rrini të qetë, pasi lojtari do të qëndrojë gjatë me Milanin. Kur të kthehet nga pushimet, do negociojmë edhe rinovimin, por nuk besoj se do të kemi probleme”, deklaroi Maldini.

Ky lajm është i mirëseardhur për tifozët kuq e zi. Kjo për faktin se largimi i Calhanoglut dhe Donnarummas ka shkaktuar goxha termet të Milan. /ORAinfo/

Komento: