Vetëm sot 184 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore në Deçan

23:34 | 14 Korrik 2021

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur se gjendja e krijuar pas helmimit të mbi 1 mijë qytetarëve të kësaj komune mbetet ende e rënduar.

Ai ka thënë se vetëm gjatë ditës së sotme, 184 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësorë, ku disa prej tyre për herë të dytë dhe të tretë.

“Sot 184 persona kanë kërkuar ndihmë në QKMF në Deçan, ku edhe kanë marrë tretmanin mjekë3sor. Shpresoj të mos përsëritet dita e djeshme dhe kjo ditë të përfundojë me numër më të vogël të pacientëve. Nga ky numër një pjesë janë që kanë kërkuar ndihmë për herën e dytë dhe të tretë. Mirëpo shqetësimi është që ka ende pacientë që vijnë për herë të parë për të marrë këtë tretman mjekësor. Gjendja emergjente do të largohet kur të bëhet një vlerësim nga shtabi emergjent dhe kur ne do të kemi një përgjigje, një argument dhe një arsyetim për pikëpyetjet rreth shkakut të helmimit”, tha ai për RTV Dukagjini.

Ai tha se problem ka qenë edhe furnizimi me barna, pasi është vërejtur mungesë e shtuar, por që kanë ndihmuar edhe qytetarë të vullnetit të mirë.

Komento: