Detaje nga Gjykata se si erdhi deri te vrasja e plagosjet në Viti, paraburgim për të dyshuarin

09:14 | 15 Korrik 2021

Gjykata jep detaje se si erdhi deri te vrasja e plagosjet në Viti, paraburgim për të dyshuarin.

Gjykata Themelore në Gjilan ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit për vrasjen dhe plagosjet në Viti.

Sipas Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me datë 13.07.2021, rreth orës 11:00, në rrugën “Kemajl Azizi” në Komunën e Vitisë, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin A. R. nga Vitia.

“Pas një konflikti fizik në mes pandehurit dhe dy viktimave A. R. dhe B. B., të njëjtit janë takuar përsëri përball Shkollës “Hoxhë Jonuzi” në Viti, ku dy viktimat kanë ndal veturën e tyre, me shkopinj druri në duar, me qëllim që prapë të konfrontoheshin fizikisht me tani të pandehurin B. R., i cili në atë moment del nga vetura e tij dhe me armë zjarri – pistoletë të prodhimit Tisas Tig 14, gjuan nëntë herë në drejtim të tyre, me ç’rast i ndjeri A. R. nuk u mbijeton plagëve dhe ndërron jetë, ndërsa viktima B. B. nga Spitali i Gjilanit transferohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për kurim mjekësor të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.

Komento: