Nis raportimi i drejtorit të AKI-së për helmimin e banorëve të Deçanit

09:57 | 15 Korrik 2021

Fillon raportimi i drejtorit të AKI-së për helmimin e banorëve të Deçanit.

Ka filluar mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) ku po raporton Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti.

Ai para deputetëve të këtij komisioni po raporton lidhur me gjendjen e krijuar nga helmimi në komunën e Deçanit.

Si zakonisht, takimi është i mbyllur për media, ndërkohë që pritet që në fund kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu, të mbajë një konferencë për media.

Ajo tha se janë mbledhur për të hequr çdo dyshim lidhur me helmimin apo infektimin e qytetarëve të Deçanit, për çka nuk ka ende një rezultat se çka e ka shkaktuar gjendjen me të cilën po përballet kjo komunë.

Nga dita e shtunë qindra qytetarë të komunës së Deçanit dyshohet se u helmuan nga uji i pijshëm. Për gjithë situatën që u shkaktua në këtë zonë, tashmë kanë filluar edhe hetimet, dhe po bëhen analiza për të zbuluar arsyen se si ndodhi e gjitha.

Komento: