Aksion i madh i policisë po zhvillohet në Komunën e Pejës, pritet arrestimi i disa zyrtarëve

10:47 | 15 Korrik 2021

Aksion i policisë në Komunën e Pejës, pritet arrestimi i disa zyrtarëve.

Prokuroria e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve Ekonomike ka nisur një aksion policor me qëllim të arrestimit të disa zyrtarëve publikë, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Telegrafi merr vesh se aksioni është duke u zhvilluar në Komunën e Pejës.

Ndërkaq në media është raportuar se deri tash është arrestuar një inspektor i Ndërtimit në këtë komunë.

Komento: