Disa përsonave iu vidhen në pishinë telefonat, paratë dhe çelësi i veturës

12:52 | 15 Korrik 2021

Shkuan me shoqëri në pishinë, iu vidhen telefonat, paratë dhe çelësi i veturës.

Disa meshkujve kosovarë iu janë vjedhur telefonat, paratë dhe çelësi i veturës.

Ngjarja ka ndodhur në një pishinë ku ata kishin shkuar për të pushuar.

Për këtë bëri të ditur Policia, e cila njoftoi se për rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit.

“Ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se nga të dyshuar deri më tani të pa njohur përderisa kanë qenë në pishinë iu janë vjedhur 4 telefona, para të gatshme, një çelës i veturës si dhe dokumente personale, Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Komento: