80 pacientë po trajtohen në SHSKUK.
Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 80 pacientë.
Sipas raportit të punës të SHSKUK-së për datën 15 korrik 32 prej tyre janë të konfirmuar pozitivë, një është në gjendje të rëndë, kurse 39 pacientë janë me oksigjeno-terapi.
Në QKUK janë të shtrirë 72 pacientë ku 28 janë të konfirmuar me COVID-19, 37 me oksigjeno-terapi dhe një pacient është në gjendje të rëndë.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave
Klinika Infektive, 28 pacientë+ 3 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë dhe 1 në gjendje të rëndë
Klinika e Pulmologjisë, 41 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 8 pacientë
4 të konfirmuar pozitivë
2 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjilanit, 3 pacientë