Roma ia bën dhuratë Mourinhos super lojtarin

14:55 | 15 Korrik 2021

Konfirmohet blerja e re e Romës.

Skuadra e Romës ka arritur një tjetër blerje këtë verë.

Ky lajm tashmë u vërtetua nga skuadra e Arsenalit, e cila ka konfirmuar që ka pranuar ofertën e Romës për transferimin e Granit Xhakës.

Jose Mourinho e ka konsideruar transferimin e Xhakës si një pjesë të rëndësishme për projektin e tij.

Nga ana tjetër edhe Xhaka ka shkurtuar pushimet e tij dhe po mundohet që me çdo kusht të transferohet në kryeqytetin italian.

Giallorossët kanë bërë një ofertë prej rreth 18 milionë eurosh për shërbimet e tij dhe Topçinjtë tashmë duket se e kanë pranuar këtë ofertë.

Komento: