Ndryshojnë temperaturat, ky është parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

19:59 | 15 Korrik 2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se pas këtyre temperaturave të larta që mbretëruan mbi vendin tonë, moti të premten dhe të shtunën do të pësojë ndryshime pothuaj në gjithë parametrat meteorologjik.

Përpos rrezeve të diellit, gjatë ditës parashihen vranësira të dendura, të cilat do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Ekziston rreziku që në disa vende të bie breshër.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

Komento: