MPJ e Kosovës: Të tronditur dhe të trishtuar me pasojat e stuhisë në Gjermani

23:12 | 15 Korrik 2021

Ministria e Jashtme e Kosovës, ka reaguar për situatën e krijuar pas vërshimeve në Gjermani.

Në reagimin e tyre, MPJ thotë se Gjermania i qëndroi pranë Kosovës, ndaj dhe populli kosovar mbetet me atë gjerman në këtë kohë të vështirë.

”Ne jemi të tronditur dhe të trishtuar nga pasojat e tmerrshme të stuhisë në Gjermani. Ne vajtojmë viktimat me familjet. Gjermania qëndroi pranë nesh në kohë nevoje. Mendjet e njerëzve në Kosovë janë me njerëzit në Gjermani”.

Komento: