Disa pjesë të Prishtinës mbetet pa ujë të pijes

23:23 | 15 Korrik 2021

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se për shkak të një defekti të papritur në gypin e ujit, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, sonte nga ora 20:30 pa furnizim me ujë kanë mbetur konsumatorët e një pjese të lagjes” Ulpiana”, rruga ” Dëshmorët e Kombit” deri te lagjet nga Veterniku.

Sipas KRU “Prishtina” ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes. Furnizimi do të rikthehet pas sanimit të defektit.

Komento: