Aksident në Lluzhan të Podujevës, lëndohen shtatë përsona

09:20 | 16 Korrik 2021

Shtatë të lënduar në një aksident mes tri veturave në Lluzhan të Podujevës.

Një aksident trafiku me shtatë të lënduar ka ndodhur mes tri automjeteve sot rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Lluzhan.

Lajmin për Klankosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas Borovcit të lënduarve u është ofruar ndihmë mjekësore dhe se policia ka dalë në vend të ngjarjes.

“Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona, të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, tha ai,

Komento: