Vjen lajmi të cilin ka kohë që po e presin tifozët e Interit

18:08 | 16 Korrik 2021

Inter është afër nënshkrimit të marrëveshjes.

Në turneun që do të zhvillojë në SHBA, Inter do të ketë në fanellat e reja sponsorin Socios.com.

Corriere dello Sport ka shkruar: “Mungon akoma sistemimi i disa detajeve, por negociatat me platformën që i bën tifozët më pjesëmarrës në jetën e klubit është e mbyllur”.

Orë vendimtare domethënë për të nënshkruar marrëveshjen e re disavjeçare me 20 milionë euro në sezon.

Socios.com mund të marrë vendin e Pirelli-t që javën e ardhshme.

Komento: