
Ansu Fati afër rikthimit nga lëndimi.
Talenti Ansu Fati do të jetë i gatshëm për ndeshjet përgatitore për sezonin e ri.
Sulmuesi i Barcelonës po vazhdon rikuperimin nga lëndimi i pësuar.

Sipas stafit mjekësor të klubit spanjoll, Fati do të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjet miqësore para fillimit të sezonit.
Fati u lëndua më 7 nëntor të vitit të shkuar në ndeshjen kundër Betisit.
19-vjeçarit iu desh t’i nënshtrohej një operimi në meniskusin e gjurit të majtë.
Talenti spanjoll pritet që gjatë javës së ardhshme të jetë nën urdhrat e trajnerit Ronald Koeman.