
Juventus po kërkon zgjidhje. Allegri dëshiron një regjisor në mesfudhë dhe ai e kërkon menjëherë. Kjo është arsyeja pse menaxhmenti i Juventusit po lëviz me shpejtësi.
Dëmtimi i Arthur (3 muaj jashtë fushave) e ka shqetësuar klubin. Drejutesit po kërkojnë me ngulm të rikthejnë Miralem Pjanic.
Boshnjaku kaloi një vit praktikisht si spektator në Barcelonë. Koeman nuk e ka në planet e tij dhe lojtari dëshiron të luajë.
Cherubin ka filluar prej kohësh një bisedë konstruktive me katalanasit dhe për këtë arsye, në orët e fundit, u konsiderua një shkëmbim me Aaron Ramsey.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Sidoqoftë pengesa është paga e uellsianit. Laporta, presidenti i katalanasve, nuk ka ndërmend të rrisë borxhet dhe kjo paraqet një pengesë.Tani për tani, megjithatë, ideja mbetet. Tani priten lëvizjet e para.