Allegri i thotë Juventusit: O këtë lojtar, o asnjë tjetër

12:58 | 18 Korrik 2021

Juventusi nuk heq dorë nga Icardi, e kërkon Max Allegri!.

Emri i Mauro Icardit dhe Juventusi janë përmendur pranë njëri tjetrit në 3 apo 4 sesionet e fundit të merkatos, por asnjëherë martesa nuk është konkretizuar, edhe në këtë hapësirë verore të merkatos nuk mund të mos ridilte në skenë i njëjti serial, por ndoshta kësaj here mund të mbyllet gjithçka me sukses, të paktën duke iu referuar mediave në Itali.

Sulmuesi nuk është i lumtur në Paris dhe rikthimi në Serinë A është objektivi i argjentinasit. Mësohet nga mediat ndërkombëtare se 28-vjeçari i ka kërkuar përfaqësuesëve të tij me në krye bashkëshorten Wanda Nara që të gjejnë mundësinë për ta dërguar sezonin tjetër tek Juventusi.

Ish kapiteni i Interit është nën kontratë me parizenët deri në vitin 2024 dhe operacioni i transferimit të tij në Torino nuk do të ishte aspak i thjeshtë, madje e vetmja rrugë që për momentin mund të ndezë shanset është ajo e një shkëmbimi me Cristiano Ronaldon.

36-vjeçari ka dhënë sinjale kontradiktore, ku herë herë është dukur sikur dëshiron të largohet e në disa raste sikur nuk kërkon t’i thotë lamtumirë “Zonjës së Vjetër”.

Icardi përfiton 9 milion euro në sezon dhe nëse Juvja nuk lirohet nga paga e lartë e Ronaldos që kap shifrën e 31 milion eurove në sezon, nuk ka shans që të futet në garë për ish-kapitenin e Interit. Në këtë mënyrë vetëm shkëmbimi kokë më kokë do ta bënte të mundur ardhjen e 28-vjeçarit tek skuadra e Massimiliano Allegrit.

Komento: