KQZ publikon listën e kandidatëve të certifikuar për zgjedhjet lokale

10:59 | 04 Shtator 2021

Vendi ynë do të shkojë në zgjedhje lokale në tetor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas certifikimit të grupit të fundit të kandidatëve, në përputhje me paragrafin 29.7 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, ka publikuar listën e kandidatëve që garojnë për kryetar komune dhe anëtar të kuvendeve komunale nga subjektet politike të certifikuara për Zgjedhjet Lokale 2021.
Listën e kandidatëve për kryetar komune mund ta shihniKËTU.

Ndërsa listën e kandidatëve për anëtar të kuvendeve komunale mund ta shkarkoniKËTU.

KQZ-ja njofton se lista mund të përmbaj lëshime teknike të cilat do të plotësohen, njofton Klankosova.tv.

“Lista mund të përmbaj lëshime teknike të cilat do të plotësohen. Pra, këto lista të kandidatëve nuk janë finale dhe mund të pësojnë ndryshime në radhitje apo saktësim të të dhënave” thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Komento: