“Re të zeza, shpërthime”, Paloma lexon ‘fallin’ e kafes së Ilirit.
Disa banorë të Big Brother janë dënuar dhe po qëndrojnë ndaras nga të tjerët.
Paloma u ka thënë banorëve me të cilët po vuan dënimin në pjesën ndaras, se di të lexojë filxhanin, kështu që ajo vendosi ta niste fillimisht me Ilirin.
Në bazë të figurave që i janë shfaqur, ajo i thotë Ilirit se po sheh disa re të zeza të cilat kanë domethënie të një pengu të madh brenda vetes.
Ajo gjithashtu i tha Ilirit se në filgjan ajo po sheh disa shpërthime në jetën e tij.