
Gara në Istog vazhdon të jetë e fortë.
Bekë Berisha ka marrë mbështetje të fuqishme nga diaspora në Gjermani dhe Zvicër për ta fituar garën për kryetar të komunës së Istogut.
Berisha gjatë ditës së diel ka takuar shumë bashkatdhetarë në Gjermani dhe Zvicër.
“Diaspora e mobilizuar për NDRYSHIM”, ka shkruar Berisha në llogarinë e tij në Facebook.
Berisha ka premtuar trajtim të veçantë për diasporën, përfshirë edhe një drejtori, e cila do t’ju ofrojë shërbime bashkatdhetarëve.