
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Gjilan.
Një grua në Gjilan është arrestuar për dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj.
Burri ka marrë trajtim mjekëso.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës.
DHUNË NË FAMILJE
Gjilan, 06.11.2021 -23:50. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila pas një zënke verbale që kishte pasur me bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht atë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësorë, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.