Grenell e demanton Janjiqin që deklaroi se ai paguhet 100 mijë dollarë në muaj: Lajm i rremë

19:01 | 08 Nëntor 2021

“100 mijë dollarë në muaj”, Grenell e demanton Janjiqin: Lajm i rremë.

Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka quajtur “lajm të rremë”, deklaratën e analistit serb, Dushan Janjiq, se “Serbia i paguan Grenellit 100 mijë dollarë për muaj” për të lobuar.

Në një përgjigje për Gazetën Express, Grenell e ka quajtur të turpshme një pretendim të tillë të Janjiq.

“Gënjeshtra. Lajm i rremë plotësisht. E turpshme”, ka thënë Grenell për Gazetën Express.

Janjiq, sic shkruan AntenaM, ka thënë se Serbia e paguan Grenellin 100 mijë euro në muaj edhe përkundër faktit që Donald Trump nuk është më në pushtet.

“Ne madje e paguajm edhe Grenellin 100 mijë dollarë në muaj, nuk e di pse, kur shefi i tij nuk është në pushtet”, ka thënë Janjiq.

Komento: