Kjo është gjendja shëndetësore e të plagosurit në Gjilan

00:08 | 09 Nëntor 2021

Tragjedia në Gjilan, mësohet gjendja shëndetësore e të plagosurit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar incidentin tragjik në Komunën e Gjilanit, ku mbeti i vrarë një person.

Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini, ka thënë se viktima ka qenë pa shenja jete dhe ka qenë i plagosur në pjesën e majtë të gjoksit.

“Një person ka ardhur pa shenja jete, vdekje me plagë nga armë zjarri, plagët kanë qenë në pjesën e majtë të gjoksit. Ndërkaq i plagosuri ka dy plagë me armë zjarri në regjionin e ijeve, regjioni limbol. I plagosuri është dërguar për në Prishtinë. Është në gjendje të rëndë por me parametra stabile” ka thënë Emini për Insajderin.

Sipas burimeve i riu i vrarë është E.R., teksa i plagosuri është V.H. nga fshati Pogragj i Gjilanit.

Ndryshe, nënkoloneli i Policisë së Gjilanit Remzi Azemi ka konfirmuar rastin për Gazetën Online Reporteri.net.

Lexo edhe: Një javë nga vrasja e 26 vjeçarit në Mitrovicë, policia ende në kërkim të dyshuarit të dytë
“Mund t’ua konfirmoj se ka qenë një incident ku është përdorur arma e zjarrit dhe si rezultat një person ka ndërruar jetë ndërsa një tjetër është plagosur”, ka thënë Azemi.

Ai ka shtuar se njësitet relevante janë në vendngjarje dhe po merren dhe ndriçimin e rrethanave të vrasjes.

“Njësitet tona relevante, patrollat, forenzika janë në vend të ngjarjes. Janë duke u marrë intensivisht me ndriçimin e rrethanave të vrasjes, për me pas një pasqyrë më të qartë se çfarë ka ndodhur, se çfarë ka pru deri aty dhe cilët pesona mund të jenë të involvuar në këtë rast”, ka thënë Azemi.

Komento: