
Një trup i pajetë i një femre është nxjerrë nga liqeni i Badovcit të hënën në mesditë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas raportit 24-orësh, për trupin e pajetë ka njoftuar një burrë, ndërkaq më pas njësia përkatëse ka nxjerrë trupin.
Sipas identifikimeve të kryera është konstatuar se trupi i pajetë është i një femre.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.