
Viti: Policia ia konfiskon tetë metra dru pasi nuk e kishte lejen për bartje.
Një personi në fshatin Kabash të Vitisë iu janë konfiskuar tetë metra kub dru të ngarkuara në kamionin e tij, pasi nuk i kishte dokumentet përkatëse.
Banori i ka thënë policisë se i ka blerë nga një person i Maqedonisë së Veriut.
Rasti ka ndodhur paraditen e së martës, njofton policia.
Me vendim të prokurorit drutë i janë sekuestruar, ndërsa kamioni i është liruar.