Von Cramon: Kosova meriton të jetë në “Samitin për Demokraci,” mosftesa ishte gabim i administratës së Bidenit

15:19 | 10 Nëntor 2021

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon ka deklaruar se Kosova është dashur të jetë pjesë e Samitit për Demokraci dhe se mosftesa ishte gabim i administratës së presidentit Biden.

Eurodeputetja kësisoj i është përgjigjur përmes Twitter, deklaratës së analistit kosovar, Agron Maliqi, i cili vlerësoi se Kosova e meriton të jetë një nga pjesëmarrëset e këtij samiti.

“Unë pajtohem që Kosova e meriton të jetë në Samitin e Demokracisë, por nuk e kuptoj se cilat arsye sigurie e pengojnë pjesëmarrjen e Kosovës. Ky është padyshim një gabim i administratës Biden, i cili, shpresojmë se ende mund të korrigjohet”, shkroi ai.

Ndërsa pas kësaj, von Cramon tha se pajtohet që Kosova e meriton të jetë pjesë e Samitit të Demokracisë, transmeton lajmi.

“Por nuk e kuptoj se cilat arsye sigurie e pengojnë pjesëmarrjen e Kosovës. Ky është padyshim një gabim i administratës Biden që shpresojmë se ende mund të rregullohet”, përfundoi ajo.

Ndryshe shteti i Kosovës është ndër vendet e pakta që nuk u ftua në kuadër të Samitit të Demokracisë.

Pas kësaj reagime të shumta pati nga opozita dhe shoqëria civile, por jo edhe nga përfaqësuesit e institucioneve kryesore në vend.

Komento: