Kilaj merr mbështetje nga kandidati për kryetar të Aalborkut në Danimarkë

20:47 | 10 Nëntor 2021

Po vazhdon fushata elektorale në vendin tonë.

Kandidati për kryetar të komunës së Aalborgut, Lasse Frimand Jensen nga partia “Social Democrat”, po përkrahë fuqishëm kandidatin për kryetar të Komunës së Malishevës, Isni Kilaj në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 14 nëntor.

Përmes një videomesazhi, Jensen shpreh mbështetjen e tij duke i uruar suksese e urimet më të mira për Malishevën në këto zgjedhje kandidatit të PDK-së, Isni Kilaj.

Bëjmë të ditur se zgjedhjet komunale në Danimarkë do të mbahen me 16 nëntor.

Komento: