Në këtë komunë të Kosovës PDK-ja dhe LDK-ja bëjnë koalicion

20:02 | 11 Nëntor 2021

Një marrëveshje koalicioni është arritur në Klinë.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje koalicioni për balotazhin që do të zhvillohet me 14 nëntor.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i degës së LDK-së në Klinë Islam Raci.
Me këtë marrëveshje LDK do ta përkrah kandidatin e PDK-së Esad Racin.

Ai në raundin e dytë do të garojë përball kandidatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Zenun Elezaj, i cili është njëherësh kryetar aktual i Klinës.

Komento: