
ShSKUK: Për COVID-19 po trajtohen 36 pacientë me COVID-19.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se janë duke u trajtuar 36 pacientë për COVID-19.
Në njoftimin e ShSKUK-së thuhet se nga këta persona 12 janë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa 24 të tjerë janë postcovid.
Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka një pacient.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 4 pacientë;
Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-covid-19;
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient;
Spitali i Prizrenit, 1 pacientë;
Spital i Pejës, 4 pacientë;
Spitali i Gjakovës, 4 pacientë;
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.