Grenell thotë se Biden i përkrah haptas marrëveshjet e Trumpit mes Kosovës dhe Serbisë

10:23 | 13 Nëntor 2021

SHBA, vazhdon të jetë një aleat i rëndësishëm i Kosovës.

Ish-emisari i SHBA-ve, Richard Grenell, ka vazhduar polemikat e tij të ashpra me ata që e kritikuan për vizitën dhe deklaratat e tij në Kosovë.

Duke i reaguar në Twitter gazetarit të “Vice World News”, Mitchell Prothero, Grenell ka thënë se administrata e Biden përkrah hapur marrëveshjet ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Trump, shkruan lajmi.net.

“Gazetari radikal i “Vice” nuk e di që administrate Biden përkrah haptas marrëveshjet ekonomike Kosovë-Serbi të administratës së Trump”, ka thënë Grenell në postimin e tij.
Kujtojmë se vizita e Grenell në Kosovë shkaktoi reagime të ashpra edhe në SHBA.

Kjo pasi që atje vizita e Grenell dhe cilësimi që më pas ish-presidenti Trump i bëri të njëjtës, u konsiderua si “diplomaci në hije”, diçka për të cilën vet Trump sipas mediave kishte kritika gjatë kohës që ishte president.

Grenell në Kosovë nuk u takua me ndonjë lider shtetëror.

Komento: